Rruga drejt Narrativave Gjithëpërfshirëse

Donator: Anna Lindh Foundation
Periudha: Tetor – Dhjetor 2024

Një projekt i fokusuar në edukimin mediatik dhe fuqizimin e grave dhe vajzave për të sfiduar dezinformimin, stereotipet dhe narrativat diskriminuese që i prekin ato në Shqipëri. Përmes rrëfimit të historive, zhvillimit të mendimit kritik dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, projekti promovoi një diskurs publik më gjithëpërfshirës dhe të saktë.