Barazi dhe Përfshirje
për një Shoqëri më të Drejtë
Qëndra për Barazi dhe Përfshirje (QBP) punon për avancimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe gjithëpërfshirjes, me fokus tek gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara. Synojmë një shoqëri ku të gjithë mund të gëzojnë të drejtat e tyre në praktikë, larg diskriminimit dhe dhunës.
Punojmë për avancimin e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit, duke siguruar që të drejtat e garantuara në ligj të zbatohen në praktikë për të gjithë.
Promovojmë barazinë gjinore dhe sfidojmë normat diskriminuese përmes ndërgjegjësimit, advokimit dhe punës me komunitetet.
Ofrojmë ndihmë juridike falas dhe këshillim për gratë dhe grupet e margjinalizuara që kanë nevojë për akses në drejtësi.
Parandalojmë dhe luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje përmes edukimit ligjor dhe mbështetjes për të mbijetuarat.
Forcojmë pjesëmarrjen qytetare, veçanërisht të grave dhe grupeve të margjinalizuara, në proceset vendimmarrëse lokale dhe kombëtare.
Përdorim teknologjinë si mjet për gjithëpërfshirje sociale, duke zgjeruar aksesin në informacion dhe shërbime për grupet e lëna pas dore.
