Kush jemi ne?

Qendra për Barazi dhe Përfshirje(CEI) është një organizatë jofitimprurëse që vepron në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë, përfshirjes dhe mosdiskriminimit.

CEI punon për fuqizimin e qytetarëve, me fokus të veçantë tek grupet e margjinalizuara dhe gratë e vajzat nga këto grupe, duke kontribuar në rritjen e aksesit të tyre në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë.

Ne besojmë se barazia dhe të drejtat e njeriut duhet të jenë të garantuara jo vetëm në ligj, por edhe në praktikë.

Misioni Ynë

Misioni i CEI është të mbështesë, edukojë dhe fuqizojë qytetarët, veçanërisht gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara, përmes:

  • Edukimit dhe informimit ligjor mbi të drejtat dhe mjetet juridike;
  • Ofrimit të ndihmës juridike falas dhe mbështetjes për akses efektiv në drejtësi;
  • Promovimit të barazisë, barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit;
  • Parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje;
  • Forcimit të kapaciteteve të profesionistëve dhe institucioneve publike;
  • Advokimit për politika, legjislacion dhe buxhete përfshirëse dhe të përgjegjshme gjinore;
  • Monitorimit të efektivitetit të sistemit dhe gëzimit de facto të të drejtave;
  • Përdorimit të teknologjisë si mjet për fuqizim dhe akses në shërbime publike.

Vizioni

CEI synon ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ku grupet e margjinalizuara gëzojnë realisht të drejtat e tyre dhe ku çdo individ, në mënyrë të veçantë gratë dhe vajzat, ka mundësi të arrijë potencialin e plotë pa diskriminim.

Fushat e Veprimtarisë

CEI operon në një gamë të gjerë fushash që lidhen me drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm:

  • Të drejtat e njeriut dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare
  • Barazia dhe barazia gjinore në të gjitha fushat
  • Mosdiskriminimi dhe trajtimi i diskriminimit të shumëfishtë
  • Aksesi në drejtësi dhe ndihma juridike falas
  • Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje
  • Pjesëmarrja në politikë dhe në proceset vendimmarrëse
  • Të drejtat sociale dhe ekonomike (arsim, punësim, shëndet)
  • Të drejtat pronësore dhe fuqizimi ekonomik i grave
  • Përfshirja sociale e komuniteteve të margjinalizuara
  • Mbrojtja e mjedisit, klima dhe energjia si pjesë e drejtësisë sociale
  • Luftimi i varfërisë dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm
  • Teknologjia si mjet për akses, transparencë dhe fuqizim qytetar

Grupet në Fokus

CEI punon drejtpërdrejt me:

  • Gratë dhe vajzat që përballen me dhunë me bazë gjinore dhe dhunë në familje
  • Gratë dhe vajzat nga komuniteti rom dhe egjiptian
  • Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht gratë dhe vajzat
  • Komunitetin LGBTIQA+
  • Gratë dhe vajzat rurale
  • Nënat e vetme dhe gratë e divorcuara
  • Personat me probleme të shëndetit mendor
  • Qytetarët që përballen me diskriminim gjinor ose diskriminim të shumëfishtë
  • Qytetarët që kanë nevojë për akses efektiv në drejtësi

Qasja Jonë

CEI aplikon një qasje të integruar që kombinon fuqizimin individual, ndërhyrjen komunitare dhe ndryshimin sistemik.

Ne veprojmë përmes:

1. Fuqizimit dhe Edukimit

  • Trajnimeve për qytetarët, gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara
  • Trajnimeve për profesionistët e institucioneve publike në nivel vendor dhe qendror
  • Edukimit ligjor dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat

2. Mbrojtjes dhe Mbështetjes Direkte

  • Ndihmës juridike falas
  • Këshillimit dhe referimit të rasteve
  • Mbështetjes për akses në shërbime publike dhe në sistemin e drejtësisë

3. Advokimit dhe Ndryshimit Politik

  • Monitorimit të zbatimit të ligjeve dhe politikave
  • Nismave për përmirësimin e legjislacionit
  • Lobimit dhe advokimit në nivel vendor dhe qendror
  • Promovimit të politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore dhe përfshirëse

4. Evidencës dhe Rrjetëzimit

  • Studimeve, analizave dhe publikimeve
  • Përgatitjes së raporteve për mekanizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë
  • Rrjetëzimit me organizata partnere në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar

Përmes këtij kombinimi ndërhyrjesh, CEI punon për të siguruar që barazia, përfshirja dhe respektimi i të drejtave të njeriut të jenë realitet i prekshëm për çdo qytetar.