Ndikimi i dezinformimit gjinor në shoqëri
Dëmet e Fshehura të Dezinformimit Gjinor
Dezinformimi gjinor nuk është thjesht fjalë—është një mjet i fuqishëm që ushqen pabarazinë, forcon stereotipet seksiste dhe bën gratë të heshtin si online ashtu edhe offline.
Sipas Raportit të Barazisë Gjinore në BE për vitin 2024:
Gjuha e urrejtjes mizogjiniste online është bërë një fenomen i përditshëm.
Gratë janë në mënyrë disproporcionale jane objekti i këtyre sulmeve, duke u përballur me kërcënime të dhunshme dhe eksplicite, shpesh me përmbajtje të dhunës seksuale.
Ky dezinformim i dekurajon gratë të marrin pjesë në politikë dhe jetën publike, duke dëmtuar më tej vlerat demokratike.
Platforma të mediave sociale dhe teknologjitë e avancuara e amplifikojnë këtë dëm:
Algoritmet favorizojnë përmbajtjen sensacionale dhe polarizuese.
Mjete si deepfakes përhapin materiale të rreme, por bindëse.
Le të marrim masa! Së bashku, mund të krijojmë hapësira digjitale më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse dhe të ndalojmë përhapjen e dezinformimit gjinor.
Qendra për Barazi dhe Përfshirje është pjesë e projektit “Rruga drejt Narrativeve Përfshirëse,” i zbatuar nga ALF, që ka për qëllim luftimin e përhapjes së dezinformatave dhe keqinformimit në vendet e përzgjedhura të Euro-Mesdheut.
T’i japim fund dezinformatave përpara se të fillojnë #FillonMeTy.









