Anna Lindh Foundation

STOP Dezinformimin Online ndaj Grave dhe Vajzave!

Në mbarë botën, gratë në politikë, gazetari, dhe shoqerinë civile po përballen me sulme të vazhdueshme në rrjetet sociale. Lajme të rreme, komente urrejtjeje dhe video të manipuluara përdoren për t’i diskredituar, duke minuar besimin dhe integritetin e tyre.

🎯 Çfarë ndodh?

Sulmohet pamja dhe morali i tyre përmes përmbajtjeve të rreme.

Dëmtohet reputacioni me narrativa që zhvlerësojnë suksesin e tyre.

Dezinformimi u mbyll rrugën drejt përfaqësimit në jetën publike.

Kjo fushatë urrejtjeje forcon padrejtësitë gjinore dhe pengon barazinë. Rrjetet sociale duhet të jenë hapësira të sigurta për të gjithë, jo mjete për të shtypur zërat që kërkojnë ndryshim.

📣 Vepro tani! Mbështet gratë dhe vajzat kundër abuzimit dhe diskriminimit online.

_______________________________________________________________________

Qendra për Barazi dhe Përfshirje është pjesë e projektit “Rruga drejt Narrativeve Përfshirëse,” i zbatuar nga ALF, që ka për qëllim luftimin e përhapjes së dezinformatave dhe keqinformimit në vendet e përzgjedhura të Euro-Mesdheut.

T’i japim fund dezinformatave përpara se të fillojnë #FillonMeTy.

Anna Lindh Foundation