UNWomen

Ndërgjegjësimi dhe roli i të rinjve në parandalimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ)

Së bashku me studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Shëndetit Publik dhe Fakulteti i Drejtësisë, zhvilluam një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me teme: “Ndërgjegjësimi dhe roli i të rinjve në parandalimin e Dhunës me bazë Gjinore (DHBGJ)”.

🔍 Gjatë aktivitetit u trajtuan cështjet:

• Format e dhunës me bazë gjinore dhe pasojat e saj tek të mbijetuarat e dhunës;

• Institucionet ku raportohet dhuna në marrëdhëniet familjare;

• Rekomandimet e Grupit të Ekspertëve GREVIO për Shqipërinë dhe rëndësia e zbatimit të tyre.

• Roli i të rinjve si aktorë ndryshimi për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore.

Studentët morën pjesë aktivë në diskutime, duke ndarë mendimet e tyre mbi arritjet, sfidat dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.

🌟 Ky aktivitet theksoi rëndësinë e edukimit, rritjes së ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në ndërtimin e një shoqërie pa dhunë dhe më të drejtë.

Qendra për Barazi dhe Përfshirje organizoi këtë aktivitet në kuadër të advokimit për zbatimin e rekomandimeve të GREVIO në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore drejt realizimit progresiv të Agjendës normative të barazisë gjinore përmes përdorimit të standardeve ndërkombëtare të Konventës CEDAW dhe Konventës së Stambollit”, i cili zbatohet nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

#ndërgjegjësimi#stopdhunës#GREVIO#RiniaNëVeprim#barazigjinore

UN Women Albania

Embassy of Sweden in Albania