Kush jemi ne?
Qendra për Barazi dhe Përfshirje(CEI) është një organizatë jofitimprurëse që vepron në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë, përfshirjes dhe mosdiskriminimit.
CEI punon për fuqizimin e qytetarëve, me fokus të veçantë tek grupet e margjinalizuara dhe gratë e vajzat nga këto grupe, duke kontribuar në rritjen e aksesit të tyre në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë.
Ne besojmë se barazia dhe të drejtat e njeriut duhet të jenë të garantuara jo vetëm në ligj, por edhe në praktikë.
Misioni Ynë
Misioni i CEI është të mbështesë, edukojë dhe fuqizojë qytetarët, veçanërisht gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara, përmes:
- Edukimit dhe informimit ligjor mbi të drejtat dhe mjetet juridike;
- Ofrimit të ndihmës juridike falas dhe mbështetjes për akses efektiv në drejtësi;
- Promovimit të barazisë, barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit;
- Parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje;
- Forcimit të kapaciteteve të profesionistëve dhe institucioneve publike;
- Advokimit për politika, legjislacion dhe buxhete përfshirëse dhe të përgjegjshme gjinore;
- Monitorimit të efektivitetit të sistemit dhe gëzimit de facto të të drejtave;
- Përdorimit të teknologjisë si mjet për fuqizim dhe akses në shërbime publike.
Vizioni
CEI synon ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ku grupet e margjinalizuara gëzojnë realisht të drejtat e tyre dhe ku çdo individ, në mënyrë të veçantë gratë dhe vajzat, ka mundësi të arrijë potencialin e plotë pa diskriminim.
Fushat e Veprimtarisë
CEI operon në një gamë të gjerë fushash që lidhen me drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm:
- Të drejtat e njeriut dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare
- Barazia dhe barazia gjinore në të gjitha fushat
- Mosdiskriminimi dhe trajtimi i diskriminimit të shumëfishtë
- Aksesi në drejtësi dhe ndihma juridike falas
- Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje
- Pjesëmarrja në politikë dhe në proceset vendimmarrëse
- Të drejtat sociale dhe ekonomike (arsim, punësim, shëndet)
- Të drejtat pronësore dhe fuqizimi ekonomik i grave
- Përfshirja sociale e komuniteteve të margjinalizuara
- Mbrojtja e mjedisit, klima dhe energjia si pjesë e drejtësisë sociale
- Luftimi i varfërisë dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm
- Teknologjia si mjet për akses, transparencë dhe fuqizim qytetar
Grupet në Fokus
CEI punon drejtpërdrejt me:
- Gratë dhe vajzat që përballen me dhunë me bazë gjinore dhe dhunë në familje
- Gratë dhe vajzat nga komuniteti rom dhe egjiptian
- Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht gratë dhe vajzat
- Komunitetin LGBTIQA+
- Gratë dhe vajzat rurale
- Nënat e vetme dhe gratë e divorcuara
- Personat me probleme të shëndetit mendor
- Qytetarët që përballen me diskriminim gjinor ose diskriminim të shumëfishtë
- Qytetarët që kanë nevojë për akses efektiv në drejtësi
Qasja Jonë
CEI aplikon një qasje të integruar që kombinon fuqizimin individual, ndërhyrjen komunitare dhe ndryshimin sistemik.
Ne veprojmë përmes:
1. Fuqizimit dhe Edukimit
- Trajnimeve për qytetarët, gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara
- Trajnimeve për profesionistët e institucioneve publike në nivel vendor dhe qendror
- Edukimit ligjor dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat
2. Mbrojtjes dhe Mbështetjes Direkte
- Ndihmës juridike falas
- Këshillimit dhe referimit të rasteve
- Mbështetjes për akses në shërbime publike dhe në sistemin e drejtësisë
3. Advokimit dhe Ndryshimit Politik
- Monitorimit të zbatimit të ligjeve dhe politikave
- Nismave për përmirësimin e legjislacionit
- Lobimit dhe advokimit në nivel vendor dhe qendror
- Promovimit të politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore dhe përfshirëse
4. Evidencës dhe Rrjetëzimit
- Studimeve, analizave dhe publikimeve
- Përgatitjes së raporteve për mekanizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë
- Rrjetëzimit me organizata partnere në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar
Përmes këtij kombinimi ndërhyrjesh, CEI punon për të siguruar që barazia, përfshirja dhe respektimi i të drejtave të njeriut të jenë realitet i prekshëm për çdo qytetar.
